BE thirrje të rinjve: Qëndroni në Shqipëri, së shpejti hapen negociatat

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca në ditën e parë të shkollës ka uruar të gjithë nxënësit shqiptarë.

Soreca ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë të rinjtë, duke deklaruar se Shqipëria shumë shpejt do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Duket të keni besim te Shqipëria ashtu siç kam unë. Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë, kini besim. Së shpejti, shpresoj që shumë shpejt do të hapim negociatat me Shqipërinë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet vend anëtar i BE dhe të rikthehet në gjirin e BE, aty ku ky vend i përket. Ju jeni e ardhmja e BE. Duhet të jeni qytetarë më të mirë të Shqipërisë dhe më pas të BE. Urime për vitin e ri shkollor”, ishte kjo fjala e shkurtër e Sorecës.

Shqipëria pret në 18 tetor ditën jeshile nga BE për nisjen e negociatave.

Javën e kaluar Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë zhvilluar një vizitë në kancelaritë Evropiane për të kërkuar një “PO”.

Të dy liderët janë shprehur opimistë për hapjen e negociatave, por sërish kanë thënë se rruga është e vështirë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT