Një mentalitet e taksa të ulëta, italiani që la Italinë për të jetuar në Kukës (VIDEO)

Fakti që shumë shtetas italianë kanë ardhur dhe kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar së bashku me familjet e tyre, nuk është më një gjë e re.

Një prej tyre, kamera e A2 CNN e ka takuar në qytetin e Kukësit, teksa shijonte bukuritë e Veriut të vendit. Angelo Pina, prej 3 vitesh ka ardhur me familjen në vendin tonë, ku ka hapur edhe një biznes.

Ai tregon për A2 CNN, se si e mori vendimin për t’u transferuar në Shqipëri, çfarë e tërhoqi dhe si ndihet ai dhe familja e tij, pas tre vitesh që jetojnë këtu.

Përveç lehtësirave për biznes dhe jetesë, Angelo ka zbuluar edhe bukuritë e vendit, të cilat i cilëson si mjaft të bukura dhe natyrale.

Ai ka një mesazh edhe për shqiptarët por edhe për bashkëkombësit e tij apo turistë të tjerë që nuk e kanë vizituar më parë Shqipërinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT