FOTO: E ngatërron me besniken ‘shqiptare’, gafa e kryeministrit libanez me Melonin

I gatshëm për të pritur homologën e tij italiane ishte kryeministri i Libanit, Najib Mikati. Megjithatë, nxitimi dhe ndoshta edhe për shkak të errësirës ai ngatërroi Melonin me asistenten e saj.

Kryeministri libanez e priti në aeroport Melonin nga Roma, por e para që zbriti ishte Patrizia Scurti, besnikja me origjinë arbëreshe e kryeministres italiane që është mikja dhe bashkëpunëtorja e saj më e ngushtë.

Gjithashtu bionde dhe e veshur me kostum, ajo u ngatërrua me Giorgia Melonin dhe u mirëprit nga Mikati me ceremoni zyrtare.

Stafi i tij e lajmëroi menjëherë për gafën, duke i shpjeguar se Giorgia Meloni, ende ndodhej brenda në avion.

Meloni ishte në një vizitë dy-ditore në Liban, në të cilën ajo bëri edhe një udhëtim në jug të vendit me qëllim për të vizituar trupat paqeruajtëse italiane që ndodhen atje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT