Berisha: Kolumbianëve të Olsi Ramës në Xibrakë ua nxori vizat diplomati i dërguar nga Tirana

Sali Berisha ka folur per akuzat ndaj Olsi Rames, ne tubimin e radhes nga arresti i shtepise ne Tirane.
Ai eshte shprehur se ndihmes ne kete ceshtje ka qene edhe Saimir Tahiri.
Deklarata e Berishes:
Berisha: Për të sjellë kolumbianët e Olsi Ramës, u dërgua diplomati nga Tirana në Beograd që tu nxirrte viza jashtë kritereve
Po pse ne çdo vit gjer në vitin 2013, rriteshim si banorë nga viti në vit.
Po rriteshin rrogat, pensionet, po zgjerohej punësimi, po vinin investime të mëdha.
Çfarë ndodhi me ne? Edi Rama me klanin e tij në pushtet, me shpejtësi të rrufeshme zëvendësoi shtetin ligjor me narkoshtetin.
Mos harroni një denoncim që bëri Arben Ahmetaj: I thashë në 2014 se po kanabizuam Shqipërinë i bëmë gjëmën Shqipërisë.
Në mënyrë më kriminale ai instaloi drogën dhe shtetin e drogës.
Të dashur miq!
Po në vitin 2014, pa humbur kohë i vëllai i tij krimineli Olsi Rama, trafikanti ndërkombëtar, nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, nipi tjetër i Enver Hoxhës, Dritan Koloneci, dhëndërri i Enver Hoxhës, Kelment Koloneci, një nga më kryesorët e ‘Hakmarrjes për Drejtësi’, Gentian Gjonaj’, me Genti Xhixhën po të Edi Ramës.