“Perëndimi ka rënë në Satanizëm”/ Patriarku i Moskës: Pushtimi i Ukrainës është luftë e shenjtë e Rusisë

Përveç luftës që po bën Vladimir Putin, krah tij janë rreshtuar edhe prijësit fetar që vlerësojnë luftën që po bëhet në Ukrainë, si të shenjtë.
Kështu është shprehur patriarku i Moskës, i cili ka deklaruar se në Ukrainë po zhvillohet një “luftë e shenjtë” dhe beson se Rusia do të marrë përsipër Kievin. Kreu i Kishës Ortodokse Ruse me bazë në Moskë, Patriarku Kirill, përforcoi retorikën e Kremlinit për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe e quajti atë një “luftë të shenjtë” ekzistenciale dhe civilizuese.
Në një dokument të ri ideologjik dhe politik, Kirill e quajti “operacionin ushtarak special” të Putin-it një fazë të re në luftën e popullit rus për “çlirimin kombëtar në Rusinë jugperëndimore”, duke iu referuar në Ukrainën lindore dhe juglindore. Kirill shpjegoi pretendimet duke thënë se ushtarët po mbrojnë “Rusinë e Shenjtë” dhe botën nga sulmi i globalizmit dhe fitorja e Perëndimit, i cili ka rënë në Satanizëm.
Patriarku pohoi se lufta në Ukrainë do të përfundojë me Rusinë që do të marrë ndikim ekskluziv në të gjithë territorin e Ukrainës moderne dhe duke përjashtuar çdo qeveri ukrainase që Kremlini e përcakton se është armiqësore ndaj Rusisë.