DETAJE nga aksidenti tragjik/ ‘Fluturoi’ 80 metra në ajër, shoferi për t’iu shmangur policisë ishte me shpejtësi…

Një aksident i rëndë ka tronditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.
Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur 8 persona, 7 emigrantë të Lindjes së Mesme dhe shoferi nga Shkodra. Makina ka fluturuar 80 metra në ajër derisa është përplasur.
Dyshohet se shoferi nga Shkodra ishte duke ecur me shpejtësi gati 180 km në orë për t’iu shmangur policisë.
Ndërkohë nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes vihet re mjeti i kthyer tashmë në një grumbullim inertesh si pasojë e përplasjes së fortë.
“Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Dy prej trupave të viktimave raportohet se ndodhen ende brenda mjetit të shkatërruar. Dyshohet se automjeti është marrë me qira, ndërsa priten të tjera verifikime nga ana e policisë.