Aksidenti me 8 viktima/ Zbulohet identiteti i shoferit që drejtonte makinën që ra në humnerë (EMRI)

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin Këlcyrë-Përmet, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 8 persona.
Nga informacionet e deritanishme është bërë e ditur se një makinë e tipit “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të lumit Vjosa.
Personat që kanë humbur jetën nga ky aksident, 7 prej tyre ishin emigrantë të Lindjes së Mesme. Ndërsa shoferi nga qyteti i Shkodrës dhe është bërë i mundur identifikimi i tij, Sokol Ismeti.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.
Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik
Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.
Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.