KUJDES, PAMJE TË RËNDA! Aksidenti në Këlcyrë, trupat të shpërndare afër lumit, në automjet ka ende viktima

Pamje të rënda vinë nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet” me 8 viktima.

Nga këto foto shihet se trupat e klandestinëve nga Lindja e Mesme dhe shoferit Sokol Ismeti janë të shpërndarë buzë lumit Vjosa, teksa disa prej tyre janë ende të bllokuar brenda mjetit të shkatërruar. Shkak i aksidentit mendohet se ka qenë shpejtësia e tepër pasi makina po ndiqej nga policia.

Po ashtu, shkak u bë dhe fakti që shoferi, i cili humbi po ashtu jetën, ishte nga Shkodra dhe nuk e njihte rrugën.

Në vendngjarje ndodhet Altin Qato, Drejtor i Rrugores dhe Ardian Çipa, Drejtor i Gjirokastrës, ndërkohë që po vazhdojnë ende hetimet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT