VIDEO/ Momenti kur ndërtesat lëkunden nga tërmeti 7.4 ballë në Tajvan, rritet numri i viktimave

Janë publikuar pamjet nga momenti kur Tajvani goditet nga një tërmet prej 7.4 ballësh, i cilësuar si më i forti në 25 vitet e fundit.
Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, shihet momenti kur ndërtesat lëkunden teksa më pas shihet se disa prej tyre janë shembur.
7 persona kanë vdekur, shumë janë nën rrënoja dhe mbi 700 janë plagosur në Tajvanin lindor, epiqendra e tërmetit, i cili goditi gjatë orës së pikut të mëngjesit në orën 7:58 të mëngjesit me orën lokale (04:00 me orën e Shqipërisë). Epiqendra e tij ishte rreth 11 milje në jugperëndim të Hualien dhe rreth 22 milje e thellë.
Prayers for Taiwan & Japan. 🙏 #Taiwan #Japan #Tsunami #earthquake #ไต้หวัน#따스한_봄밤의_별빛_성화날
pic.twitter.com/oYe7CWCHs1— Khabri_Prasang (@Prasang_) April 3, 2024
Në kryeqytetin Taipei, në veri të ishullit, tjegullat ranë nga çatitë e ndërtesave të vjetra dhe brenda disa komplekseve më të reja të zyrave. Ndërkohë, më shumë se 87,000 familje në Tajvan janë pa energji elektrike, sipas furnizuesit të energjisë elektrike të ishullit. Shërbimet e trenave në të gjithë Tajvanin, e cila është shtëpia e 23 milionë njerëzve, u pezulluan, ashtu si edhe metroja.
Një ndërtesë 5-katëshe në Hualien u dëmtua rëndë. Kati i parë u shemb, duke lënë pjesën tjetër të mbështetur në një kënd 45 gradë. Shkollat evakuuan nxënësit e tyre në fusha sportive, duke i pajisur me helmeta të verdha sigurie. Disa gjithashtu u mbuluan me tekste shkollore për t’u mbrojtur nga objektet që binin ndërsa vazhduan pasgoditjet.
速報:台灣花蓮發生7.4級地震,願台灣的每一個人都平安,財物損失少。BREAKING: A 7.4 magnitude earthquake just struck off the coast of Taiwan moments ago. pic.twitter.com/y2YUjrlBsg
— 🇺🇦🇮🇱East Asia Times (@malonginchina) April 3, 2024
Agjencia tha gjithashtu se njerëzit “duhet të jenë vigjilentë” për pasgoditjet, të cilat mund të jenë me intensitet të ngjashëm për rreth një javë.
Tërmeti krijoi një cunami të vogël në disa zona bregdetare të Japonisë, por paralajmërimet u hoqën më vonë. Mediat kineze konfirmuan gjithashtu se tërmeti u ndje në Shangai dhe disa provinca përgjatë bregdetit juglindor të Kinës.
Tajvani shtrihet përgjatë Unazës së Zjarrtë të Paqësorit, një linjë e çarjeve sizmike ku ndodhin shumica e tërmeteve në botë. Tërmeti më i keq i Tajvanit në vitet e fundit goditi në vitin 1999, me magnitudë 7.7 ballë, duke shkaktuar 2,400 të vdekur, duke plagosur rreth 100,000 dhe duke shkatërruar mijëra ndërtesa.
The rooftop swimming pool became a waterfall in earthquakes ….. #TaiwanEarthquake
Hope everyone is safe in Taiwan 🙏 pic.twitter.com/HLGVCsH0P7
— Li Jingjing 李菁菁 (@Jingjing_Li) April 3, 2024
Now ahai again 🚨 – TAIWAN – Earthquake Taiwan in the swimming pool #Taiwan #Earthquake #Tsunami #TaiwanEarthquake #China #ishigaki #Hualien #Japan #Terremoto #OKINAWA #landslide pic.twitter.com/Kk2MGySyuP
— Adv Shah Fahad Wazir (@AdvShahfahad) April 3, 2024