Ndryshime në qeveri, ja kush emërohet zëvendësministër i Drejtësisë

Tedi Dobi është emëruar zv.ministër i Drejtësisë. Ky vendim është marrë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Lidhur me këtë emërim më herët reagoi edhe vetë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Përmes një postimi në “Facebook”, ministri Manja bëri me dije se duke filluar nga dita e sotme do të ketë një bashkëpunëtor të ri.

“Nga sot, Tedi DOBI do të jetë bashkëpunëtori im i ri si Zv/Ministër Drejtësie!”, shkruan Manja në postimin e tij.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

1. Tedi Dobi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT