“Përshëndes mazhorancën”/ Bardhi “paqe” me PS: Nga Amnistia nuk përfiton asnjë zyrtar i dënuar

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur për mediat, pasi ditën e djeshme deklaroi votat pro miratimit të amnistisë penale.

Para seancës plenare ku pritet të votohet kjo nismë, Bardhi tha se kush i vendosur, i pranuar edhe nga mazhoranca, është një asnjë nga zyrtarët e lartë të dënuar të mos përfitojë nga ulja e dënimit.

“Kushti jonë ka qenë ai që ne kemi shprehur që ditën e parë për amnistinë, që nuk do të duhet të ketë asnjë zyrtar të lartë, deputet, ish-deputet, kryetar bashkie, ish-kryetar bashkie, ministër, zv.ministër dhe të gjithë funksionarët e tjerë të lartë që mund të përfitojë nga amnistia. Është për tu përshëndetur fakti që mazhoranca u tërhoq nga propozimi i miratuar në komisionin e ligjeve duke pranuar këtë kusht që ishte një ndër dy kushtet tona për të votuar të gjithë së bashku amnistinë. Asnjë anëtar i krimit  të organizuar nuk përfton asnjë amnisti nga drafti, në 2014 me votë të zotit Basha ka pasur amnisti dhe për anëtarët e krimit të organizuar, asnjë zyrtar subjekt i posaçëm apo hetohet nga SPAK nuk përfiton asnjë lloj amnistie për të cilat hetohen apo janë dënuar, ndryshe nga sa është votuar edhe pse qytetarët përfshiheshin në protestë, janë përfshirë të gjitha rastet e protestuesve të opozitës që përfitojnë nga amnistia, nuk ka asnjë zyrtar të korruptuar.

Të votojmë të gjithë së bashku amnistinë. Janë mësuar që çdo gjë ta trajtojnë si Pazar që të përfitonte kolegu jonë, ishte i njëjti që ka propozuar amendamentin. Kurrë nuk i kemi parë ligjet si mundësi për të bërë pazar, e kemi parë si mision përballje”-, tha Bardhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT