“Edhe ti Brut?!”/ Debat mes Majkos dhe Shehit: Shpirti u shit kur PD i shiste armë dhe naftë Millosheviçit

Edhe pse në Kuvend u rikthye normaliteti pas disa muajsh kaosi, sërish nuk mungojnë përplasjet e forta mes deputetëve.

I tillë ka qenë edhe debati verbal mes Pandeli Majkos dhe Tritaan shehut, të cilët kanë ironizuar njëri-tjetrin. Si fillim Majko ka deklaruar se dy grupimet e PD po “kacafyten” për të treguar se kush është opozita, duke shtuar se pas 25 vitesh, “ngrihet Tritani dhe thotë të bëjmë një deklaratë për gjenocidin”.

Shehu e ka ironizuar duke e cilësuar Majkon si Bruti, personi që tradhtoi Jul Çezarin.

Majko: Po kacafyteni me njëri-tjetrin për të treguar se kush është opozita, ngrihet Tritani pas 25 vitesh thotë të bëjë një deklaratë për gjenocidin.

Shehu: Edhe ti o Brutos e paske shitur shpirtin?

Majklo: Kam një raport të mirë me historinë. Edhe duke qenë se Jam me PS. Në 1967 është shitur shpirti, kur u prishën xhamitë dhe kishat. Shpirti u shit kur PD i shiste naftë dhe armë Millosheviçit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT