Dumani kërkesë ligjvënësve: Korrupsioni nën 50 mijë lekë mos hetohet nga SPAK

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në KLP për ecurinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2023.
Dumani nënvizoi në fjalën e tij se numri i prokurorëve që aktualisht është 20, është i mjaftueshëm, teksa shtoi se se do të duhet të ketë një shtim të numrit të hetuesve.Ndër të tjera, ai bëri dhe një kërkesë ndaj ligjvënësve, teksa tha se për të mos krijuar ngarkesë, korrupsioni poshtë 50 mijë lekë të hetohet nga Prokuroritë e zakonshme, e jo nga APAK.
“Numri prej 20 prokurorësh është në rregull. Por duhet ndryshim ligjor që të rritet kufiri për korrupsionin, nga 50 mijë lekë që është momentalisht. Në mënyrë që kufiri monetar të jetë më i lartë. Por këtë duhet ta vendose ligjvënësi. Ky kufi monetar që kemi nuk më duket i arsyeshëm.
E shoh si emergjent. Në rastet kur ka korrupsion mbi 50 mijë lekë të hetohen nga SPAK, ndërsa poshtë këtij kufiri të hetohet nga Prokuroritë e zakonshme. Kjo vlen që puna e SPAK të mos ngarkohet”, tha ai.