“Mos i lini hapësirë për të folur”/ Bledi Çuçi kërkesë të “papritur” për Bardhin në Kuvend

Kreu i grupit parlamentar të “Rithemelimit” Gazment Bardhi ka përsëritur në seancën e sotme parlamentare kërkesën për interpleancë me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me akuzat e ngritura ndaj vëllait të tij, Olsi Rama për përfshirje në trafiku ne drogës.
Për këtë ka reaguar ministri kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, i cili i kërkoi kryeparlamentares Lindita Nikolla që t’i hiqte fjalën Bardhit. Ai tha se nuk interpelancë me Ramën sa i takon shpifjeve.
“Nuk mund të vazhdohet kështu. Të vijojmë me rendin e ditës. Kështu nuk jemi as në pazar. Nuk mund ta anashkalojmë interpelancën. E thamë dhe është e qartë. Mos i lini më hapësirën për të folur. Kërkohet interpelancë vetëm për çështje që janë veprimtari të kryeministrit dhe jo interpelancë për shpifje.”-, tha ai.