Ngjarja horror! Zbardhet zhdukja e 2-vjeçares: U përplas me makinë teksa luante, trupin ia hodhën në…

Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur në Serbi, ku 2-vjeçarja Danka Iliç u zhduk teksa luante dhe u gjet më pas e vdekur.
E mitura u zhduk më 26 mars teksa po luante para shtëpisë së saj në fshatin Bansko Polije, në Serbinë verilindore dhe trupi i saj u gjet vetëm ditën e djeshme.
Sipas mediave në Serbi, vdekja e saj u shkaktua nga dy punonjës të ujësjellësit, të cilët e përplasën me makinë atë dhe më pas për të fshehur trupin, e tërhoqën zvarrë dhe e hodhën në një zonë të përdorur si deponi ilegale.
Autorët janë arrestuar dhe kanë pranuar fajësinë, duke treguar me detaje si ndodhi ngjarja. Zhdukja e Dankës së vogël kishte mobilizuar autoritetet serbe, por edhe Interpolin pasi kishte dyshime se ajo ishte rrëmbyer nga shtetas të një shteti fqinj.