Balla i nxjerr EMRIN: Kreu 3 vrasje, nesër ekstradohet nga Koreja e Jugut shqiptari që u arratis në ’97

Ditën e nesërme pritet të ekstradohet nga Koreja e Jugut i shumëkërkuar Ervin Shahini. Shahini u arrestua më 26 janar, pasi ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 1995 ka vrarë një person e ka plagosur 3 të tjerë.

Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

50-vjeçari rezulton se jetonte në një lagje pranë qendrës së Seulit dhe përdorte emër shqiptar dhe dokumente të falsifikuara që prej vitit 1997, kur ishte arratisur pas trazirave që kishin nisur në vendin tonë.

Në vitin 1995, fillimisht më 15 maj dhe 10 korrik ai ka plagosur me thikë disa persona. Më pas më 27 gusht po të vitit ’95 ka vrarë një taksist, e në 27 shtator, ka plagosur një person tjetër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT