Diplomati serb: Vendi ynë nuk mund të hipë në dy kuaj njëkohësisht, nuk jemi në cirk

Ish-ambasadori i Serbisë në Uashington, Ivan Vujaçiç në një deklaratë të lëshuar së fundmi është shprehur se Beogradi nuk mund të thotë më se si do të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe të flasë për marrëdhënie të shkëlqyera me Rusinë.

Vujaçiç shtoi se nëse nuk mund të hipësh dy kuaj në të njëjtën kohë atëhërë nuk ke çfarë të kërkosh në cirk.

“Nëse nuk mund të hipësh dy kuaj në të njëjtën kohë, nuk ke çfarë të kërkosh në cirk”, tha Vujaçiç në një intervistë për gazetën Vreme.

Ai shtoi se Serbia po përpiqet të hyp në dy kuaj por sipas tij nëse ende duan të shkojnë drejt BE-së, ai lloj balancimi nuk do të jetë më i mundur.

“As kur bëhet fjalë për Rusinë, as kur bëhet fjalë për Kinën, sepse edhe Europa ka filluar ta shikojë ndryshe Kinën dhe zgjerimin e saj. Dhe më duhet të shtoj – Serbia e ka lënë rrugën europiane shumë kohë më parë dhe kjo mund të shihet në shumë mënyra”, tha Vujaçiç.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT