FOTOT: Tensione para Bashkisë! Rithemelimi përplaset me policinë, tentojnë të futen me forcë brenda godinës

Rithemelimi ka mbajtur sot një protestë përpara bashkisë së Tiranës. Teksa janë përplasur me policinë protestuesit kanë hedhur vezë dhe mollë në drejtim të godinës së bashkisë duke bllokuar edhe rrugën e makinave.
Deputetët e grupimit të Berishës së bashku me një grusht qytetarësh që kanë mbledhur kanë tentuar që të futen me forcë në ambientet e brendshme, duke shtyrë kordonin e policisë.
Protesta është thirrur pas arrestimit me urdhër të SPAK të disa ish-drejtorëve të kësaj bashkie.