VIDEO: Zjarr masiv në Sarandë, digjet godina historike e “Bar Lulishte Butrinti”

Godina historike e ‘Bar Lulishte Butrinti’ në qendër të Sarandës është përfshirë nga flakët  paraditen e sotme.

Prej vitesh godina nuk është funksionale. Sipas raportimeve flakët kanë përfshirë dhe një godinë tjetër ku ishin disa biznese.

Gjashtë mjete zjarrfikëse janë të pranishme për të izoluar flakët. Kryetari bashkisë Oltion Çaçi  dhe nën prefekti Kristo Kiço ndodhen në vendngjarje.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

‘Bar Lulishte Butrinti’ nuk është një objekt i panjohur për publikun shqiptar, sidomos për brezat e kaluara. Ai është një pjesë e bukur e historisë shqiptare, ku janë xhirua filmi shumë i dashur “2 herë Mat”. Objekti kanë një hapësirë  rreth 200 m2  me sipërfaqe trualli prej 700 m2.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT