Meta në protestën e opozitës: Dal në mes të Tiranës pa bodyguardë, i kam përzënë se janë patronazhistë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte pjesë e protestës ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës “5D”.

Gjatë fjalës, Meta tha se SPAK duhet të “zgjohet” dhe të hetojë Erion Veliajn pasi kryeqyteti nëpërmjet ndërtimeve pa kriter ësgrë bërë “lavatriçja më e madhe e pastrimit të lekëve nga krimi i organizuar”.

Gjithashtu Meta premtoi se Bashkinë e Tiranës shumë shpejt do t’ia kthejë qytetarëve.

“Në Tiranë dhjetra familje janë rrugëve dhe Veliaj e ka nxjerrë nënë Lizën në mes të rrugës, ka nxjerrë edhe nëna me foshnje me gaz nga shtëpitë e tyre, Tirana është vërë lavatriçja më e madhe e pastrimit të lekëve nga krimi i organizuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT