Pas sherrit familjar, Ilir Meta largon njeriun e besuar të Monika Kryemadhit

Pas sherrit familjar të një dite më parë, Ilir Meta ka larguar si sekretar për Organizimin, njeriun e besuar të bashkëshortes, Monika Kryemadhi.
Tashmë sekretar është vendosur Besford Dorezi.
“Mirenjohje Kryesisë së Partisë së Lirisë për besimin e dhënë për detyrën shumë të rëndësishme të Sekretarit për Organizimin!
Në mënyrë të veçantë falenderoj të vetmen votë kundër, e cila më motivon edhe më shumë për të shtuar energjitë për ta kryer me përgjegjësi të lartë këtë detyrë”, shkruan Dorezi në rrjetet sociale.