“Sali Berisha më vendosi përgjues në zyrë”/ Deklarata e fortë e avokatit: Kur erdhi në pushtet në vitin ’92…

Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ditën e sotme, ku ka bërë një deklaratë të fortë.
Ai ka treguar se ish-kryeministri Sali Berisha i ka vendosur përgjues në zyrën e tij kur erdhi në pushtet në vitin 1992.
“Në vitin 1992, sapo erdhi në pushtet Sali Berisha, ai më futi përgjues mua në zyrë. Ne i kishin zyrat bashkë në një godinë, përballë. Më erdhën njerëz specialistë të asaj kohe dhe më thanë që ka përgjues këtu brenda. Po mirë u thashë unë le të kem, unë biseda kriminale nuk bëj, unë vepra kriminale nuk bëj, më mrië kësht usepse jam më i ruajtur sepse nëse më vjen rrezik këta do e dëgjojnë dhe do më shpëtojnë. Gjithë jetën jam përgjuar. Dy telefona kam unë dhe të dy janë në dispozicion të do kujt, t’i përgjojnë, t’i kotnrollojnë kur të duan. Një njeri që është i pastë dhe punon me drejtësi nuk ka frikë se i marrin telefonin.”– tha Idajet Beqiri.