Gjekmarkaj: Nxorëm opozitën nga rrethimi, e shpëtuam prej asgjësimit. E gjykoj faj votën për PS pas 12 vitesh…

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj gjatë një takimi me qytetarët në Vaun e Dejës, akuzoi qeverinë se kërkon votën vetëm për të grabitur paratë publike.

Duke theksuar perioudhën e vështirë të opozitës, Gjekmarkaj u shpreh i bindur se po vijohet drejt fitores në zgjedhjet parlamentare të ardhshme.

Fjala e Gjekmarkajt:

Këta voten e duan per të marrë paranë publike e për ta futur në xhep. Keshtu Shqipëria zvogëlohet. Ne vijmë pas një periudhë të veshtirë por jemi krenar sot se nxorrëm nga rrethimi opozitën dhe e shpëtuam atë nga asgjësimi. ne sot jemi ne ecje dhe në marsh drejt fitores. Vërtetë një e pazakonte ka ndodhur që nuk ngjet në vendet e Europës moderne, lideri i opozitës Sali Berisha mbahet në arrest pa akuzë dhe i pa hetuar.

Mbase pesha të tilla jane për shpatullat e tij por demokracisë i rëndojnë dhe shumë madje. Dua të përgëzoj kolegët Këllici e Bardhi për kurajon në cjerrjen e maskës së pushtetit në bashki e qeveri. Ndaj mos hezitoni të kërkoni me krenari voten për PD si votë për ndryshim, si votë kundër korrupsionit, si votë për jetën me dinjitet.”/m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT