“Kryeministër i ekonomisë”, Lulzim Basha shpalos platformën: Ja çfarë do bëj sapo të formoj qeverinë time

Lulzim Basha thotë se po bën gati platformën për të qeverisur vendin.

Teksa e cilëson veten si “kryeministër i ekonomisë”, Basha thotë se do të qeverisë pastër dhe do të fusë në burg të gjithë shkelësit e ligjit.

Ai premton se sapo të bëhet kryeministër do ja marrë paratë të pasurve dhe do t’ja japë të varfërve.

Basha ka theksuar se vendi ka mbetur në marshin indietro në çdo fushë të ekonomisë, investimeve, punësimit etj dhe ka shpalosur programin e Partisë Demokratike për to.

“Ndaj dua që sot ta them qartë dhe publikisht, përkushtimin tonë të parë dhe të palëvizshëm; deklaroj para kësaj asambleje të mbrojtjes së të drejtave të punëmarrësve shqiptarë, vendimin e Partisë Demokratike për të kaluar brenda gjashtëmujorit të parë të mandatit tonë të parë qeverisës, masën e rrogës minimale, të pagës minimale, në nivelin e 300 eurove dhe brenda katër viteve të para të qeverisjes, në nivelin e 400 eurove për të gjithë punëmarrësit shqiptarë, si një masë e domodoshme”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT