Ish-presidenti Alfred Moisiu: Nuk e kuptoj si Berisha është në arrest dhe mban fjalime natë për natë

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka dhënë një intervistë në Top News në emisionin ‘Breaking’.
Moisiu komentoi situatën politike në Shqipëri mes tensioneve mazhorancë-opozitë, por nuk nguroi të jap komente edhe për punën e SPAK.
Sipas Moisiut, SPAK duhet të godas kokat, pasi Berisha në hetim dhe në arrest shtëpie mban fjalime natë për natë.
“Rama ka gabime, por edhe punon. Unë e quaj ‘me një sy’, por këta të anës tjetër janë ‘qorra fare’. Tani SPAK po punon. Por mendoj se më fort duhet të punojë, duhet të kapë te kokat. Nuk e kuptoj si Berisha është në arrest dhe mban fjalim natë për natë. Është sfidë kjo për drejtësinë dhe drejtësia duhet ta rregullojë këtë, duhet rregulluar”, tha ish-presidenti ndër të tjera.