Historia e Ferides, vajzës që drejton sot një lavazh falë mbështetjes nga BE

Ferideja ishte 22 vjeç kur e kthyen nga Franca për në Shqipëri kur atje kërkoi azil politik. Tani është një nënë e re që sigurisht përballet me vështirësitë financiare. Pak opsione dhe asnjë eksperiencë e mëparshme për punë e bënin më të vështirë historinë e saj.
Një ditë, nëpërmjet një miku, ajo dëgjoi për mundësitë që vinin nga UNDP që targetonte njerëz si ajo që ishin kthyer nga emigrimi. Sot është dita Rome, ndaj të gjitha NGO që punojnë në këtë drejtim po i bëjnë jehonë rasteve të suksesit.
“UNDP në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit dhe Agjencinë kombëtare për Punësim, hapi një thirrje për mundësitë e punësimit për të kthyerit nga emigracioni” shpjegon Mirjeta Ramizi, projekt menaxhere.
Feride e kapi këtë mundësi, plotësoi formularin e idesë së saj të biznesit për të hapur një lavazh. Fatmirësisht, doli se ishte një kandidate e suksesshme. Me mbështetjen e UNDP, aplikantët e suksesshëm si Ferideja morën një mbështetje financiare prej 4,300 eurosh për të filluar punën. Me këtë shumë parash, mori pajisjet e nevojshme për aventurën e saj të re.
Ferideja mori pjesë në disa trajnime përveç mbështetjes financiare.
“Nuk dija nga t’ia nisja. Kisha vetëm idenë dhe ëndrrën. Projekti më drejtoi në cdo hap dhe e kthyen atë në një biznes të vërtetë” rrëfen Ferideja.
Por ky udhëtim kishte edhe të papriturat e veta. Kjo industri dominohej nga meshkujt. Por e paisur me mbështetjen e projektit, Ferideja dhe bashkëshorti vazhduan, duke i kthyer pengesat në rritje të biznesit.
Janë 55 persona si Ferideja që kanë përfituar nga këto starts ups në Berat, Fier dhe Devoll me mbështetjen e UNDP. Dhe Ferideja tani ka biznesin e vet.