SONDAZHI: Sa përqind e shqiptarëve nuk e duan bashkimin Kosovë-Shqipëri

Përkatësisht, janë 82,9% e të pyeturve në Shqipëri që do të votonin pro një referendumi të mundshëm, dhe në Kosovë pak më pak, në nivelin e 70,6 % e të pyeturve janë ata që do të votonin pro në një referendum për bashkimin.

Një përqindje shumë e vogël si në Kosovë edhe në Shqipëri është shprehur se do të votonte kundër në një referendum të tillë, përkatësisht 12,7 % e të pyeturve në Shqipëri, dhe 24,2 % në Kosovë.

Bashkimi kombëtar është ide për një proces për të bashkuar të gjithë trevat shqiptare me qëllim të krijimit e një shteti shqiptar.

Projekti u rigjallërua pasi Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Por shumica e politikaneve shqiptare ne te dy anet e kufirit kane dhene deklarata kontradiktore lidhur me idene e bashkimit pas viteve 90.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT