FOTOT: Nga politikanët, diplomatët tek aktorët e mjekët! Të gjithë në iftarin e Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama ka shtruar mbrëmjen e djeshme darkën e Iftarit në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale fotoalbumin nga sofra tradicionale e iftarit.

Të pranishëm në tryezën e shtruar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ishin drejtues të besimeve fetare në vend, ministra, deputetë, diplomatë të huaj, drejtues institucionesh, artistë, sportistë, mjekë e policë.

“MIRËMËNGJESI dhe me FotoAlbumin e mbrëmjes së djeshme nga sofra tradicionale e iftarit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT