Përfundon seanca gjyqësore për Gërdecin, Mediu: Duhet parë analiza e fakteve, po tentohet të…

Ka përfunduar këtë të martë seanca gjyqësore për çështjen e Gërdecit.

Teksa bëhet me dije se seanca e radhës do të mbahet më 24 prill ora 12:00, ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka mbajtur fjalën e tij para mediave.

“Dua të theksoj se ashtu siç u procedua me dëshmitarët u thirrën formalisht pa u tentuar t’i hyej dëshmitarëve të vet, bë parqitja e provave nuk përcaktoi qartë këtë volum dosjesh, u tha që është salduar një karrocë ka dalë 30 minuta, urdhrat e ministrit që nuk janë zbatuar, ku është përgjegjësia e ministrit në kuadër të shpërdorimit të detyrës?

Se është një proces që tenton të kalohet si proces i radhës, ne duhet t’i shtirjmë faktet siç janë, kë nen ka shkelur, duhet parë në atë analizë të fakteve në gjykatë që nxjerr të vërtetën, të ndërtojmë atë çfarë ka ndodhur, nuk merret ministri me çështjen e kalibrave, nuk ka përcaktim të kalibrave të mëdhenj apo vegjël. Për çfarë zhvillohet ky process kur dëshmitarët nuk kanë vlerë.”- tha Mediu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT