Protesta e Rithemelimit, Tedi Blushi ‘fluturon’ mbi efektivët

Tedi Blushi, këshilltar bashkiak me Partinë e Lirisë, gjatë protestës së Rithemelimit të zhvilluar para bashkisë, ka tentuar që të kalojë me forcë efektivët e policisë.
Ai është përpjekur që të kalojë mbi trupat e tyre, ndërsa është mbajtur në krah nga mbështetësit që kishte thirrur në protestë.
Protestuesit hodhën molotov, tymuese dhe mollë e tentuan të heqin gardhin metalik për tu futur me forcë në institucion.
Në protestë nuk munguan mesazhet politike për lirimin e Berishës, ndërsa e pranishme ishte dhe vajza e tij, Argita Malltezi.