Haradinaj: Vetëvendosje me flamur të Turqisë në fushatë

Gjatë një tubimi të Lëvizjes Vetëvendosje, skena ku po fliste kryetari i partisë, Albin Kurti, ka pasur pamjen e flamurit të Turqisë.
Ky veprim i Vetëvendosjes është kritikuar nga të gjithë.
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë në Klan Kosova se Vetëvendosje po bënë fushatë me flamur të Turqisë.
Haradinaj ka thënë se nuk është dyshim, por kjo gjë është e vërtetë.
“Më mirë do të ishte me pas qenë flamuri i Kosovës, sesa i Turqisë”, ka thënë Haradinaj.