“Le Figaro” 1924: Ahmet Zogu e ka situatën nën kontroll në Shqipëri

“Le Figaro” ka botuar të shtunën e 27 dhjetorit 1927, në faqen nr. 3, një shkrim në lidhje me marrjen e situatës nën kontroll në Shqipëri nga Ahmet Zogu, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Beograd, 26 dhjetor

Ahmet Zogu, pas marrjes së Tiranës, ku ai thirri anëtarët e qeverisë së tij të mëparshme, e ka tani situatën nën kontroll në të gjithë Shqipërinë.

Mbështetësit e qeverisë kanë evakuar Shkodrën dhe Elbasanin.

Asnjë rezistencë serioze nuk është parashikuar në Jug.

Thuhet se imzot Fan Noli gjendet i strehuar në Durrës me qëllim largimin prej aty.

Fise të shumta, deri tani indiferente, e mirëpresin Ahmet Zogun si çlirimtar.

Paqëtimi dhe vendosja e një regjimi të ri duken se do të ndodhin shpejt.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT