“Presim që Kuvendi t’u japë zgjidhje”/ Kreu i SPAK tregon problematikat e institucionit: Shqetësuese janë dosjet e…

Kreu i SPAK, Altin Dumani është duke raportuar ditën e sotme në Këshillin Kombëtar të Intergrimit.
Gjatë fjalës së tij mbajtur për të pranishmit Dumani u shpreh se një shqetësim për këtë strukturë të posaçme është numri i lartë i dosjeve të martuara.
Gjatë raportimit gjithashtu ai listoi dhe një sërë problematikash dhe shqetësimesh që tashmë i kanë adresuar në Kuvend.
“Shqetësuese për SPAK ngarkesa e madhe dhe dosjet e mbartura. Pritet që projekti i asistencës të caktojë një ekspert që të ndihmuar në çështjet e mbartura.
Kemi adresuar edhe disa problematika, një prej tyre mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre, presim që Kuvendi t’i japë zgjidhje.
Mungesa e këshilltarëve ligjor është një tjetër problem. Adresimi i ngarkesës së shtuar, po ashtu është një problem.
Po shohim dhe shtimin e hetuesve të BKH, shtimi i numrit të hetuesve bëhet i domosdoshëm si dhe nga zgjerimi i bashkëpunimit me autoritete të huaja”, u shpreh Dumani.