Irani: Paralajmëruam SHBA se do të kishte një sulm të kufizuar

Irani ka bërë të ditur se para se të sulmonte Izraelin ka lajmëruar Uashingtonin se nuk do të kishte një përgjigje masive, por të limituar. Këtë e ka thënë shefi i diplomacisë iraniane Hossein Amirabdollahian, bën të ditur Reuters. Në sulm, shtoi ai, nuk u shënjestruan asnjë “objektiv civil” dhe as “zona ekonomike apo të populluara”. Amirabdollahian përsëriti se qëllimi “në këtë akt legjitim të mbrojtjes” ishte “të ndëshkohej regjimi izraelit”. Teherani nuk po kërkon “individë apo baza amerikane në rajon”.

Ndërkaq, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka folur me ministrin e Jashtëm të Iranit, ku i ka kërkuar që të mos agravojë situatën.

“Në emër të shteteve anëtare të BE-së, dënoj në termat më të ashpër sulmet iraniane kundër Izraelit dhe u bëj thirrje të gjitha palëve të demonstrojnë përmbajtje maksimale. Sapo fola me ministrin e Jashtëm iranian Abdollahian për t’i përcjellë këto mesazhe dhe për t’i kërkuar Iranit që të mos provokojë një përshkallëzim”, shkruan në platformën X, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT