“Dy ditë historike”, Basha në Strasburg: Do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe propozimi për konfiskimin e aseteve ruse

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në Strasburg, në Këshillin e Europës.
Përmes një videomesazhi Basha thekson se sot dhe nesër do të votohet dhe diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por edhe për propozimin e tij për bllokimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.
“Përshëndetje nga Këshilli i Europës. Nis java e vendimeve të mëdha: nesër votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës si dhe mbi propozimin tim për konfiskimin e aseteve shtetërore ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës”, shkruan Basha krahas videos.