Vjosa Osmani: Do ndjekim shembullin e Shqipërisë. Po përballemi me një sfidë të re! Synimi ynë është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e thellë për Shqipërinë.  Në konferencën e përbashkët me homologun Bajram Begaj, Osmani u shpreh se këto ditë Kosova po përballet me një sfidë të re siç është anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

Osmani u shpreh se synimi është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike, ndërsa theksoi se në këtë rrugë do të ndjekim shembullin e Shqipërisë.

“Kurrë nuk është e tepërt që ta shpreh mirënjohjen e thellë për gjithçka që Shqipëria ka bërë dhe po vazhdon të bëjë. Këto ditë Kosova po përballet me një sfidë të re siç është anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Jemi te bekuar që në çdo hap të këtij procesi kemi pasur përkrahjen e fuqishme të Shqipërisë.

Synimi ynë është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike. Në këtë rrugë do të ndjekim shembullin e Shqipërisë. Jemi të bindur që kjo është rruga e vetme për ne. Asnjëherë nuk ka pasur alternativë tjetër”, tha Osmani./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT