Renditja e re e FIFA-s, kjo është pozita e Shqipërisë

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka publikuar renditjen e re të kombëtareve të futbollit, ku Kombëtarja e Shqipërisë ka mbetur në vendin e njejtë.

Sot (e enjte) gjatë ditës FIFA ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve pas rezultateve në ndeshjet e fundit ndërkombëtare, shkruan Zëri.info.

Kombëtarja shqiptare pas humbjes nga Franca 4:1 dhe fitores 4:2 ndaj Islandës nuk ka shënuar rënie apo ngritje në renditjen e FIFA-s.

Shqipëria ka mbetur në vendin e 64-t në renditjen e shtëpisë më të madhe të futbollit në botë.

Ndryshe, Shqipëria në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, u mposhtë si mysafire e Francës me rezultat 4:1 dhe më pas në Elbasan mposhti Islandën me rezultat 4:2./Zëri.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT