Partia e Lirisë s’do ketë më kryetar, por President! Meta shpall kandidaturën, në garë me …

Partia e Lirisë nuk do të ketë më një kryetar, por një president.
Në kuadër të rioganizimit të partisë, Ilir Meta ka bërë me dije se ai vetë do të kandidojë. Përballë tij, në garë do të jetë Erisa Xhixho.
“Partia e Lirisë nuk mund të vazhdojë me këtë lidership kakofonik, pra me shumë nënkryetarë, ku përgjegjësitë nuk mbahen në mënyrë të qartë. Nuk mund të vazhdojë me një kryesi që nuk është efektive dhe e angazhuar.
Na duhet një kryesi ekzekutive që merr vendime, që reagon shpejt. Nuk do ketë më kryetar, por do ketë President që do jetë lideri i partisë.
Unë sigurisht që do kandidoj për president në Konventë. Ftoj kolegët që të kandidojë për këtë funksion apo detyrë te re. Do ketë një zv.president, as 4 as 5. Do jetë zv.presidente, e vetmja kandidate e kandidatit për president është Erisa Xhixho. Partia do ketë një president dhe një kandidate, Erisa Xhixhon. I vetmi kandidat për sekretarin e Përgjithshëm është, Tedi Blushi”, tha Meta.