Paralajmëron Borrell: Jemi në prag të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, duhet ta ndalojmë

Ministrat e Jashtëm të G7 u takuan këtë të enjte për të diskutuar mënyra të reja për sigurimin e fondeve ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë mundësinë e lirimit të fondeve ruse në Kiev.
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell parlaajmëroi se Lindja e Mesme është në prag të një lufte rajonale.
Deklaratat Borrell i bëri nga Capri në Itali, ku ministrat e jashtëm të G7 u takuan për të diskutuar konfliktet në Gaza dhe Ukrainë.
“Katastrofa humanitare vazhdon,” tha ai. “Mbështetja humanitare është rritur, por është shumë, e pamjaftueshme. Ne duhet t’i kërkojmë Izraelit një përgjigje të përmbajtur ndaj sulmit iranian. Nuk mund të kemi përshkallëzim”, tah Borrell.
“Nuk dua të ekzagjeroj, por ne jemi në prag të një lufte, një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, e cila do të dërgojë valë tronditëse në pjesën tjetër të botës, dhe në veçanti në Evropë. Ndaj ndalojeni”, nenvizoi Borrell.
Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 u mblodhën në Itali, për të diskutuar edhe ndihmën ushtarake për Ukrainën.
“Është urgjente që të gjithë miqtë dhe mbështetësit e Ukrainës të maksimizojnë përpjekjet e tyre për t’i siguruar Ukrainës atë që i nevojitet për të vazhduar mbrojtjen efektive kundër agresionit rus,” tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.
“Kjo do të thotë miratimi i kërkesës dhe buxhetit shtesë që presidenti ka bërë për Ukrainën, që shpresojmë se do të jetë para Dhomës së Përfaqësuesve këtë fundjavë”, shtoi Blinken.