I dha vulën e PD-së Berishës / KPK shkarkon gjyqtarin e Tiranës, Agron Zhukri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar ditën e sotme gjyqtarin e Tiranës, Agron Zhukri.
Kujtojmë se Zhukri ishte gjyqtari i cili vendosi t’i jepte vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha.
Procesi i vetingut për gjyqtarin Zhukri u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinën. Në seancën e dëgjimore që u mbajt më 17 prill Zhukri u ballafaqua me gjetjet për balanca negative në vlera të mëdha. Seanca dëgjimore zgjati rreth 5 orë e gjysmë. Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri për krijimin e pasurive në masën e 93 milionë lekëve.
Nga ana tjetër, sot vetë Zhukri sot nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga djali i tij.