“Një njeri me 4 klasë shkollë që e flet greqishten copë-copë”, Gazetari flet për Belerin

Gazetari Ilir Babaramo i ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën në Top Channel foli për kandidimin e Fredi Belerit si eurodeputet në Parlamentin Europian, kandidim që u zyrtarizua nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Babaramo tha se Mitsotakis ka synim të marrë votat e ekstremit të djathtë në vend, ku aktualisht figura kryesore është Fredi Beleri për të cilin gazetari u shpreh se nuk ka asnjë lloj formimi profesional.

“Herë pas here aty ka pasur vota të ekstremit ë djathtë, ka qenë Agimi i Artë që është nxjerrë jashtë ligjit. Njerëz që votojnë me atë bindje ka. Në lufën politike mes të djathtës dhe të majtës e djathta tundohet për të bashkëpunuar me ekstremin e djathtë.

Cila është figura e ekstremit të dajthtë në Greqi aktualisht? Një njeri që e flet greqishten copë copë me katër klasë shkollë”- tha Babaramo ndër të tjera./Top Channel

Back to top button
LAJMET E FUNDIT