Kryemadhi sfidon Metën: Ja ku jam!

Është duke u zhvilluar pasditen e sotme mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë.
Siç edhe dihet vëmendja më e madhe është tek deputetja e kësaj partie Monika Kryemadhi dhe kreu i PL, Ilir Meta. Në kuadër të të gjitha lajmeve që qarkullojnë sëfundmi për të, Kryemadhi ka zgjedhur të vinte me mesazhe, teksa mban të veshur një bluzë ku shkruhet “Here I Am”.
Gjatë këtij takimi, siç ka paralajmëruar drejtuesi i kësaj partie, pritet të merren disa vendime përfshirë edhe vendimin kundër nepotizmit në parti.