Ramush Haradinaj sulmon Ramën: Disa po kërkojnë ndihmë në Tiranë, e Tirana mezi po kryen punët e veta, mund të qeverisim vetë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.
Teksa situata në vend është delikate për shkak të lëkundjeve sizmike, Haradinaj nuk i ka kursyer kritikat ndaj Tiranës zyrtare, duke pasur në fokus indirekt shefin e qeverisë.
Ai ka takuar sot qytetarët në Podujevë, me të cilët ka bashkëbiseduar për temat e ndryshme ku kazgjedhur të ironizojë.
Në një moment, ai ka thënë, “shkojnë në Tiranë për t’u këshilluar, e Tirana mezi po i kryen punët e veta.
“Ka njerëz tanë që po shkojnë në Tiranë, a Tirana mezi po i kryen punët e veta. Po ata shkojnë atje me marr drejtimin qysh me u qeverisë Kosova, se nuk po guxojnë ose s’po besojnë që edhe ne jemi popull, jemi shtet, mund të qeverisim veten”, ka thënë Haradinaj.(TemA)