IKMT ‘zbarkon’ në Velipojë! Nis aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje buzë detit

IKMT ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në plazhin e Velipojës ku do të nisë një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Kryesisht janë bazamente betoni të ‘beach bareve’ dhe ndërtime të tjera të evidentuara nga ky inspektoriat, teksa në terren janë rreth 65 efektivë të policisë së Shkodrës dhe forcat e operacionale, në mbështetje të aksionit.
Një pjesë e bizneseve kanë zgjedhur ti çmontojnë vetë duke mos bërë rezistencë ndaj këtij aksioni, i cili pritet të zgjasë të paktën 2 ditë.
Aksioni vjen një ditë pas mbledhjes që zhvilloi ministrja Kumbaro me prefektët ku la detyra specifike për secilin prej tyre.