“SPAK nuk e HETON dot Ramën”/ Ngjela ZBULON pse SPAK nuk FILLON PROÇES penal ndaj Ramës: S’e lë…

Iftuar në emisionin ”Breaking me Fiori Dardha” në Top News, avokati Spartak Ngjela ka folur në lidhje me çështjet SPAK.
Avokati ka nisur intervistën e tij duke thënë se SPAK e ka më të vështirë me mazhorancën.
Por ajo që mund të bëhet sipas tij është që SPAK mbledh prova dhe kryen hetime gjatë kohës që kryeministri është në pushtet.
“SPAK nuk e ka forcën për të filluar një proces penal por nuk mund të ndalojë denoncimet që bëhen për të, ato rrinë atje,” ka thënë avokati gjatë intervistës.
Sipas avokatit SPAK nuk shkon dot në nivele më të larta sepse nuk e lë parlamenti.
“Këtu SPAK-u ka në dorë të shpëtojë Shqipërinë nga korrupsioni” shton avokati duke thënë se ky pushtet që ne kishim ishte i korruptuar.
Gjithashtu ai ka thënë se ndërkombëtarët janë gjithashtu në të njëjtin pozicion juridik, janë me frymën antikorrupsion këtu.
Përsa i përket çështjes së zotit Meta ai ka thënë se nuk dihet se nga ai e ka mbështetjen sepse gjithashtu nuk dihet se për çfarë ai është akuzuar.
Avokati gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur edhe zotin Basha duke thënë se ai ka ndryshuar dhe ka bërë një zgjedhje të mirë që mban anën e SPAK.
“Favori i Bashës është që partia e tij është ligjore pjesa tjetër nuk janë parti të njohura ligjërisht. Basha ka kaluar me mendimin që me SPAK-un Shqipëria do shpëtojë nga korrupsioni,” tha Ngjela.