“Sterilizimi’/ Ish-ministri Ilir Beqaj merr në SPAK USB-në me të gjithë fashikujt e dosjes hetimore

Ish-ministri Ilir Beqaj mori sot në mënyrë elektronike, nëpërmjet një USB-je të gjithë fashikujt e dosjes hetimore ndaj tij.

SPAK zbatoi vendimin e GJKKO-së, që një javë më parë e urdhëroi t’i vendosë aktet elektronikisht Beqajt dhe të akuzuarve të tjerë.

Ish-ministri i shëndetësisë është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT