“Pas asaj që ndodhi të dielën qëndron qartazi Berisha dhe Meta”

Gazetari Mero Baze, botues i gazetës dhe portalit Tema shkruan se lajmi i së dielës mbrëma që hapi panik te qytetarët nuk ishte për klikime dhe nuk e bën gazetarët.
“Paniku i së dielës në mbrëmje nuk është një panik i shkaktuar nga nevoja për klikime në portale, por nga një skenar politikë. Mbrapa lajmit nuk qëndron as ai reporteri i shkretë, që kanë ndaluar, as redaktorët formal të portalit në fjalë, por një përpjekje perverse politike për të shfrytëzuar ankthin e shkaktuar nga tërmetet, në një panik që mund të destabilizonte situatën” – shkruan Baze.
Ai thotë se pas operacionit qëndron qartazi Sali Berisha dhe Ilir Meta.
“Pikë së pari duhet çmontuar alibia e një lajmi për klikime, që e hodhi i pari portal në fjalë, sapo pa efektin e lajmit të rremë. Ata qindra mijëra njerëz që vrapuan të ikin nga shtëpitë me kalamajë e pleqë në makina, nuk e kanë klikuar lajmin, pro e kanë dëgjuar nga miq të afërm, komshinj, njerëz në rrugë, etj.
Askush nga ata nuk ka klikuar portalin dhe as portali nuk e ka pasur këtë qëllim. Qëllimi ka qenë të shpërndahet një lajm që ngjall panik, duke theksuar në kokë të lajmit dy gjëra thelbësore, “Tërmet i madh” dhe “dilni nga shtëpia në ora 23 30”. Këto dy elementë janë të mjaftueshme për panik, pasi jepet një orë konkrete dhe në klimën e ankthit që kish pushtuar kryeqytetin, kjo ishte benzinë mbi zjarr.
Lajmi nuk është hedhur në treg për klikime, por për panik, për trazira dhe mbi të gjitha për të futur situatën në kolaps. Është thjeshtë një operacion politik dhe jo gazetaresk. Pas operacionit qëndron qartazi Sali Berisha dhe Ilir Meta.
I pari, Sali Berisha, e ka portalin pronë joformale të familjes së vet. Portali në fjalë financohet në të zezë prej vitesh dhe nuk ka asnjë mundësi të demonstroj burimet financiare, por mund të tregoj vetëm adresën tek pallati i Ilir Metës tek Dogana dhe ndonjë ish drejtor tatimesh dhe ish kryetar bashkie që paguan haraçet e postit dikurshëm Shkëlzenit. Çim Peka nuk është as financues, as drejtues i asaj medie, por është zgjedhur si idjot, që të jenë të gjithë në rregull”.
Baze i cili ka qenë këshilltar i Berishës dhe njihet për interetimin e sjelljeve të tij thotë se Berisha e ka zbuluar veten në shpjegimet që ka dhënë në një postim pas ndalimit të dy gazetarëve.
“Ideatori i lajmit është Sali Berisha dhe në shpjegimet e tij të sotme, ai ka rrëfyer me hollësi se si e ka prodhuar lajmin. Ai përveçse njeh çdo reporter anonimë brenda portalit të familjes së tij, tregon dhe se si ka “lindur” lajmi, duke marrë shkas nga një intervistë e një mitomani grek në Top Channel, i cili në fakt nuk ka dhënë as paralajmërime, dhe për më tepër ndonjë orë kur mund të bjerë tërmet .
Rrëfimi i Berishës zbërthen qartë vëmendjen me të cilën ai i është përkushtuar ndërtimit të lajmit për panik: “Ky akt kriminal, atentat ndaj shtypit te lire u ndermor sepse ata ritransmetuan një lajm, te cilin i pari e kishte dhene Tele Blushi, ne te cilin njoftohet se nga motet e mëdha qe shoqërojnë tërmetet mund te ketë edhe përmbytje”, shkruan Berisha, i cili duket sikur punon redaktor në tavolinën e portalit. Në fakt Top Channel as ka dhënë ndonjë lajm të tillë, as ka caktuar ndonjë orë, por ka transmetuar intervistën e mitomanit grek që thotë gjithë gjërat që dihen për tërmetet dhe i quan si zbulime”.
Sipas gazetarit në fjalë, arsyeja e këtij veprimi është ligësia për shqiptarët që nuk u shkojnë pas:
“Lajmi është i gjithë një produkt politik dhe nuk ka asnjë lidhje me gazetarinë, apo raportimet gazetareske. Ai nuk ka lidhje as me klikimet dhe as me mendjelehtësi reporterësh, por me gjakftohtësi kriminelësh politik.
Si I tillë nuk është rasti të gjykojmë disa reporter, por autorët e vërtetë të tij që janë Sali Berisha dhe Ilir Meta, ata që nuk nxorën dot në shesh 2 mijë veta për të përmbysur qeverinë dhe menduan se erdhi ora të hakmerren ndaj popullit që nuk u shkon pas.
Natyrisht që ëndrra e tyre është sikur ti kishin nxjerrë në rrugë për hallin e tyre. Por meqë kësaj nuk ja arritën dot, duken të kënaqur që i nxorën në rrugë nga ligësia e tyre dhe urrejtja, për shqiptarët që nuk u shkojnë pas, por që ata arritën ti vënë përpara si delet” – shkruan Baze.