Inxhinieri: Ndërtimet në Shqipëri, të shkëlqyera. Tërmeti i së shtunës ishte më i fortë se në Aquila dhe Amatrice, po e patë ç’ndodhi në Itali

Dy ditët e fundit vendi ynë është tronditur nga tërmete të njëpasnjëshme, duke përhapur jo pak panik tek qytetarët.
Inxhinieri Gjeolog Edmond Bejtaj, është shprehur për Dritare.net se tërmeti ka qenë i një shkalle shkatërruese, ndërsa falë cilësisë së ndërtimeve, ai nuk shkaktoi më shumë dëme.
“Kur ra termeti ne Amatrice, kam debatuar ketu me disa qe jetojne jashte Shqiperise.
Dhe perkunder asaj qe thoshin ata, pra nje lloj ironie me situaten e ndertimeve ne Shqiperi, u kam thene se ndertimet ne Shqiperi, sidomos keto te viteve te fundit, jane te niveleve me te larta boterore, si ne projektim ashtu dhe ne ndertim dhe cilesi materialesh, dhe natyrisht qe nuk e kisha opinion nga vetja.
Jam i sigurt qe me kane perqeshur, dhe seriozisht u kam thene – prisni se keni per ta pare kete qe po ju them.
Tani po u them nëse më lexojne.
– Termeti i se shtunes ne Tirane dhe Durres e ka pasur magnituden ne momentin e goditjes kryesore, më te larte se termetet ne Aquila dhe Amatrice”, shprehet ai.
