Rama tur nëpër Evropë! Ja qytetet ku do ndalet për të takuar shqiptarët e Diasporës

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se do të nisë një tur takimesh me shqiptarët që jetojnë në Diasporë.

Ky tur do të bëhet në kuadër të Rienergjizimit të Diasporës për Shqipërinë 2030 dhe do të zhvillohet në muajt maj-qershor. Mësohet se takimet do të zhvillohen në Athinë, Milano, Londër dhe Mynih. Kujtojmë që kohet e fundit, shqiptarët në Mynih u ngritën në protestë para konsullatës ku kërkonin që t’i mundësohej vota për zgjedhjet e ardhshme. Po ashtu edhe në Itali, shoqata të ndryshme të shqiptarëve, kërkojnë që t’i mundësohet vota.

“Së shpejti”- shkruan Rama në “Facebook”, shoqëruar me posterin “Krenarë për Shqipërinë”.

red and black fluid gradient background design

Back to top button
LAJMET E FUNDIT