Akuzohet nga studentet për ngacmim seksual, flet pedagogu Krasniqi: I pyes çfarë ke aty, jo nën fustan…

Pas akuzave nga dhjetëra studente për ngacmim seksual, pedagogut Xhevat Krasniqi i ka mohuar të gjitha teksa ka deklaruar se kjo nuk është e vërtetë.

Ai ka thënë se vajzat vijnë me fustan në shkollë gjatë verës, që të kopjojnë, dhe se ai i pyet se ‘çfarë kanë në këmbë’, për kopjen dhe jo me konotacion tjetër.

“Krejt këmbët i shkruajnë gjatë verës me fustan për të kopjuar, e unë s’flas për këtë. Shkoj e i shikoj e më thonë, ‘pse më shikon’. Unë i pyes çfarë ke aty, dhe jo çfarë ke nën fustan”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë kujtojmë se ai është akuzuar për ngacmim seksual nga 27 studente, teksa një prej tyre I është drejtuar në sy duke i thënë se i ka kërkuar ‘masazh’.

“Ti mua më ke thënë kam me të bo masazh. Pikë. Të kam pa me sy dhe të kam ndi me vesh, mos u kap me lojëra fjalësh. Ti na shkaktu trauma. Nuk mjafton falja, edhe prindërve tanë u ke shkaktuar stres”, i drejtohet ajo pedagogut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT